Edhe pse nga Vetëvendosje thonë se nuk do të bëjnë marrëveshje më asnjë parti politike për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si president e re, partitë tjera politike ende nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar se si do të veprojnë për mënyrën e zgjedhjes së shefit të ri të shtetit.
Nga partia e Ramush Haradinajt ende nuk kanë ndonjë qëndrim se si do të veprojnë.Pal Lekaj thotë se ende është shumë herët të flitet për një gjë të tillë.
“Është shumë herët të flasim për gjëra të tilla, ne ende nuk e kemi të konfirmuar grupin tonë parlamentar e lëre më të flasim për ndonjë bashkëpunim me partitë tjera. Pas certifikimit të zgjedhjeve AAK-ja do t’i konsultojë organet e veta dhe me kohë do ta njoftojë publikun për çdo veprim tonin”, tha ai për express.
Ndryshe, për zgjedhjen e presidentit nevojitet kuorumi prej 2/3 të votave të të gjithëe deputetëve. Sipas rezultatit zgjedhor, Vetëvendosje ka 56 deputet, pa votat e diasporës, të cilat pritet të numërohen ditëve në vijim.Ndërkohë, që AAK postin e presidentit po e kërkon për kreun e saj- Ramush Haradinaj.