Tandemi Berlin-Paris po kërkon që sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet Presidenti i Kosovës.
Të njëjtit, po thonë se janë të gatshëm që ta mbështesin dialogun me Serbinë.
Në rregull!
Së pari, dyshe e nderuar, si gjest i vullnetit të mirë, a po na tregoni se pse deri tani, gati 15 vite pasi që krejt regjionit iu kanë liberalizuar vizat (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri) – Kosova është e izoluar?
Po ashtu, a po na tregoni kur do të na hiqen vizat?
2022, 2024, 2030 apo kurrë?
Na keni premtuar që sa kohë!
Përndryshe, e keni humbë kredibilitetin – veç ta dini!
Në anën tjetër, zotërinj të nderuar, deri tani, prej dialogut Kosova vetëm po humbë, e Serbia po fiton.
Pse duhet të vazhdoj dialogu në këtë mënyrë dhe format?
PS. Nëse me mos-liberalizim po doni t’i ndëshkoni politikanët (me të drejtë) – duhet ta kuptoni që në këtë mënyrë po e ndëshkoni popullin e Kosovës.
Politikanët, ashtu kështu kanë viza, e shumë prej tyre edhe nënshtetësi të Shqipërisë.