Sigurisht njihni dikë që gjatë natës gërhet shumë, këta personat mund të kenë probleme me memorien.
Një gjë e tillë mund ta bëjë më të vështirë për të kujtuar ngjarjet e kaluara nga jeta juaj.
Njerëzit që vuajnë nga apnea obstruktive, një nga shkaqet kryesore të gërrhitjes, kanë memorien e përkeqësuar.
Ata kanë vështirësi të kujtojnë detajet specifike, siç janë emrat e kolegëve ose numri i shtëpisë dhe rruga ku jetojnë.
Çdo herë që dikush gërrhet, fyti i tyre ngushtohet duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes që gjithashtu largon oksigjenin në tru.
Ekspertët besojnë se kjo mund të shkatërrojë materien gri në pjesën e trurit të rëndësishme për ruajtjen e kujtimeve.