A e di Edi që gjashtë breza kosovarësh janë viktima të fashizmit serbian?

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 19:36 | Nga Halil Matoshi

1.
Edi Rama për viktimat e fashizmit serbian në Kosovë e paska gjetë ilaçin.
Trushpërlamjen!
Ai po u thotë falni, edhe pse Serbia nuk ua njeh shtetin dhe i kërcënon me “Natë thikash të gjata”!?
Me i ngulë në hu!
Rama tha:
“SHBA ka hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat më të forta dhe miqësitë më të ngushta sot është aleanca dhe miqësia mes SHBA dhe Japonisë, pas dy bombave atomike. Dhe urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do të vazhdonte të qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar nga ajo të uleshin në gjunjë për bombat atomike, të gjitha gjërat kanë radhën e tyre. Ku janë sot Franca dhe Gjermania? Çfarë po bën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara, pas një armiqësie që është e pakrahasueshme për nga thellësia e saj dhe për nga gjaku i derdhur dhe aktet e çmendurisë me asgjë që ne kemi parë këtu. Janë bashkë. Për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga e të ardhmes”,

2.
Tre shembujt e Ramës janë të paqëndrueshëm.
Hi syve publikut.
Këto ish anmike ia njohin njana-tjetrës sovranitetin dhe integritetin territorial pra nuk mësyjnë me i marrë tokë njana-tjetrës, as me e zhbâ nga harta gjeopolitike akëcilën nga to.

3.
Ndërsa Aleksandar Vućić u betu në mandatin e ri:
“Zaklinjem se da ću sve svoje snage posvetiti očuvanju suverenosti i celine teritorije Republike Srbije, uključujući i Kosovo i Metohiju kao njen sastavni deo, kao i ostvarivanju ljudskih i manjinskih prava i sloboda. (…)

To znači da se nećete nekada slagati sa mojim odlukama, ali znači da ćemo čuvati mir, stabilnost, da ćemo čuvati našu zemlju, Kosovo i Metohiju. (…)

P.S.
Ky nuk âsht betimi i Mbretit Karadjordjević, as i Kryeministrit Nikola Pašić dhe as i Ministrit të milicisë Aleksandar Ranković.
Dhe jo i “Kasapit të Ballkanit”, fashistit Milošević.
Në Ballkanin tuej t’hapun, nuk ka nevojë për përkthim. Besoj po e kuptoni Zotni Kryeministër i Republikës së Shqipnisë, Edi Rama!

Të ngjashme