Ricardo (Riqui) Puig, 18-vjeçari nga La Masia është talenti që u inkuadrua dje nga Valverde.
Puig u inkuadrua në pjesën e dytë dhe mahniti me performancen e tij. Nuk ka dyshim se “La Masia” është një nga akademitë më të forta në botën e futbollit.
Të gjitha komentet e fansave të Barcës që erdhen në drejtim të Puig ishin të mira. Ata besojnë se klubi veçse e ka gjetur Messin e ardhshëm.
Puig dje në ndeshjen kundër Bocas u aktivizua si mesfushor. Detyra e tij ishte të shperndante lojën dhe siç duket këtë punë e bëri për mrekulli. Vetbesimi i 18-vjecarit ishte impresionues. Vetëm Messi kishte atë masë të vetëbesimit si 18 vjeçar.
Kujtojmë edhe fjalët e trajnerit të Milan pas ndeshjës miqësore me Barcelonën pak javë më parë: Barcelona ka lojtarë të rinjë në akademinë ë saj që vetëm me mënyren si prekin topin tregojnë se kanë klas të lartë. Ata mahnitin me çdo lëvizje dhe pozicionohen perfekt ne fushë.
https://youtu.be/slwZ2Ffmq-k