A ekziston koha?

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 23:30 | Nga

Të pyesësh se çfarë është koha nuk është tamam sikur të pyesësh nëse ekziston në të vërtet apo jo. Të pranosh që nuk është një koncept abstrakt është si të thuash se mund të ekzistojnë botë të shumëfishta, udhëtime në kohë dhe pavdekshmëria.

Çfarë është koha, si e perceptojmë atë, si rrjedh, ky është debat që kurrë nuk humb, por zbulon risi.

Në një studim më të fundit theksohet se koha mbetet një pengesë për të unifikuar teoritë kryesore të viteve 900, që shpjegojnë fenomenet e universit.

Nëse për teorinë e relativitetit koha mund të zgjerohet ose të kontraktohet, për mekanikën ku-antike jo relativi-stike, që konsideron botën mikroskopike, është ende një masë absolute e matur nga një orë universale që rendit ngjarjet. Si mund të vihen dakord këto dy teori? Për ti bashkuar ka lindur teoria e grimcave elementare që e nënshtron kohën ndaj ligjeve të relativitetit. Një tjetër nga shumë hipotezat, është të zhdukësh elementin kohë dhe tia bashkosh hapësirës, ashtu si do teoria më e re e gravitetit ku antik në loop (në përsëritje).

KOHA NË KOHË

Në antikitet, kur shkenca ishte e pandarë nga filozofia, interpretimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Sipas Eraklito koha ishte gjithmonë në ndryshim dhe rinovim, për Platonin një karakteristikë e gjërave rënëse, për Aristotelin ishte masa e lëvizjes ose e qetësisë të gjërave dhe për Shën Agustinin jetonte në shpirtin e çdo njërit prej nesh, në atë pikë që e ardhmja është ajo që shpirti aspiron, e shkuara është ajo që ka kaluar dhe e tashmja është tensioni shpirtëror i kalimit nga njeriu i vjetër të ai i riu. Një pikë fikse në këto hulumtime e vendosi Galileu që ishte i pari që konsideroi kohën si një sasi e matshme, esenciale për të vendosur rregullin në aktivitetin e kozmosit.

LËVIZ PËRPARA

Ai që fshiu idenë që koha mund të jetë vetëm një iluzion, një krijim i njeriut për të kuptuar përjetësinë, ishte Njutoni. Për atë koha është aty, është i vetmi entitet që rrjedh njëlloj për këdo pavarësisht se si matet. Është një masë absolute dhe shigjeta e saj mund të shkoj si para edhe mbrapa, tamam si përplasja ndërmjet dy topave: Nëse filmohet dhe projektohet mbrapa, asnjë nuk do ta kuptonte ndryshimin. Kjo do të thotë se është e mundur të kthehesh i ri pasi je plakur, duke anuluar kohën e kaluar? Sipas Ludvig Boltzmann, babai i fizikës statistike, nuk është e pamundur por ka një probabilitet pothuajse zero.

Një gjë është të vëzhgosh filmin për së prapthi të përplasjes së dy topave dhe një tjetër gjë është të vëzhgosh atë të përplasjes së 10 topave: Probabiliteti që këto të kthehen në pikën fillestare nuk është zero por është shumë afër zeros. E njëjta gjë ndodhe edhe me grimcat në trupin tonë. Është praktikisht e pamundur ti vësh dakord të gjitha dhe të koordinosh sjelljen e tyre për ti rikthyer në gjendjen fillestare: Për to shigjeta e kohës ecën vetëm përpara.

RELATIVE

Ai që liroi kohën nga të qenit një përmasë absolute dhe që e lidhi me individualitetin ishte Albert Ajnshtajn. Sipas teorisë së tij, relativitetit special, është e lejueshme të flasësh për kohën time, kohën tënd apo kohën e tij. Koha nuk rrjedh njëlloj për të gjithë dhe vlera e saj varet nga shpejtësia e vëzhguesit: Ecja e saj e pandalur ngadalësohet, për shembull për atë që udhëton në tren, në krahasim me atë që gjendet në tokë. Për Ajnshtajnin koha bëhet një variabël dinamike që në hapin e mëtejshëm të teorisë së tij, atë të relativitetit të përgjithshëm, bashkohet me gravitetin, pra me energjinë, me materien. Sipas Ajnshtajnit koha ndalet në prani të trupave të mëdhenj, si në vrimat e zeza të universit tonë. Kjo të çon në konkluzionin që, edhe pse në mënyrë infinitezimale, për ata që jetojnë në mal koha kalon më shpejt se për ata që jetojnë në fushë.

PENGESAT

Sipas teorisë së re të gravitetit kuantik në loop (në përsëritje), një yll që ekzistonte dje dhe sot nuk është më, në realitet ekziston akoma sepse fragmentet e tij kanë zënë hapësira infinitezimale.

Një sintoni ndërmjet besimeve të ndryshme ende nuk është arritur, edhe duke vënë në lojë teorinë e stringave, që thotë se materia nuk është në formë sferike për e shtirë si një litar. Pra çfarë është për këtë teori të re koha? Një variabël që rregullon vibracionin e stringave.

EKZISTON ME TË VËRTET?

Të pyesësh se çfarë është koha nuk është tamam sikur të pyesësh nëse ekziston në të vërtet apo jo. Të pranish që nuk është një koncept abstrakt është si të thuash se mund të ekzistojnë botë të shumëfishta, udhëtime në kohë dhe pavdekshmëria. Vet romanet, tregimet dhe historia nuk do kishin pse të ekzistonin nëse nuk do të mundnim të numëronim vitet që kalojnë.

Në një univers probabilistik siç është ky i yni, ku asgjë nuk është e sigurt dhe gjithçka është e mundur, gjenden edhe pyetjet tona. Pra, koha ekziston? Po, ekziston dhe është një variabël e rëndësishme për të studiuar shumë fenomene.

Është një variabël subjektive dhe jo absolute që siç dimë, lë hapësirë edhe për interpretimin ton. Jo për çudi, për ata që janë të de-presuar koha nuk kalon kurrë, ndërsa për ata që bëjnë një punë të këndshme duket sikur koha nuk del kurrë.

Pra, ekziston një kohë e perceptuar, ajo që na bënë të përshkruajmë sipas mënyrës ton ndryshimin, një transformim dhe që bënë të kodifikohet e pandryshueshmja. Ekziston, sepse ka diçka jashtë nesh që na lejon krahasimin, që është dielli me lindjen dhe perëndimin e tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme