Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Së pari, 480 është numri i minutave në një ditë me 8 orë. Kjo nuk është shumë nëse ju konsideroni “ortekun” e kërkesave të mediave sociale, takimeve dhe impenjimeve të tjera që tërheqin vëmendjen tuaj.

Përsa i përket 168, ky është numri i orëve në një javë. Sipas një studimi global të kohëve të fundit nga LinkedIn, 89% e njerëzve thonë se ata nuk i arrijnë qëllimet e tyre të përditshme. Ne jemi të hutuar, truri ynë është i lodhur dhe po pësojmë gjithmonë e më shpesh aksidente. Unë e kam konsideruar këtë fenomen të dorës së parë. Kjo pasi unë pash një person të ecë drejt një shatërvani, sepse ai ishte duke shikuar në telefonin e tij.

960 muaj

E gjithë kjo çon në numrin e fundit dhe më modest: 960. Nëntëqind e gjashtëdhjetë muaj është sasia e kohës që ju keni në dispozicion në këtë botë në qoftë se ju jeni me fat. Numri përkthehet në 80 vjeç – 29.200 ditë për të qenë të saktë! Mjerisht, shumica prej nesh ka shpenzuar aq shumë nga koha jonë e çmuar për të ndërtuar një biznes tek i cili ne nuk besojmë ose një karrierë që na ka lënë në hije. Pra, pyetja është nëse ju jeni një CDO (Chief Doing Officer) apo një CPO (Chief Procrastination Officer)?

Shikoni Larry Page, Elon Musk dhe Reid Hoffman. Ata e dinë “psenë” e tyre, qëllimin e tyre udhëheqës dhe e përshtatin atë me fokusin dhe shpejtësinë. Ata ndjekin tre rregulla të thjeshta. Së pari, qartëso qëllimin tënd dhe mos u përqendro vetëm në karrierë, përqendrohu në një trashëgimi. E dyta, thjeshtëso çdo gjë – që do të thotë fshij, zëvendëso dhe përditëso të gjitha proceset në mënyrë që të jesh i shkathët dhe i shpejtë. Së treti, shumoni imagjinatën tuaj me 10 herë, edhe nëse ajo është duke menduar shumë larg ose duke rritur suksesin e ekipit tuaj dhjetëfish. Të qenit një kryeshef do të thotë të kthesh të gjitha fjalët në veprim – ky është rregulli i artë që lidh të gjithë sipërmarrësit e mëdhenj si Jeff Bezos apo Steve Jobs.

CPO (Kryeshefi “zvarritës”)

Zvarritja e punëve mund të shkaktojë një tërheqje të nxituar nga ëndrrat tuaja më të guximshme. Ju hiqni dorë dhe për këtë arsye ju vendosni vetë fatin tuaj. Siç thotë edhe bashkë-themelues i “Y Combinator”, Paul Graham, shumica e betejave më të mëdha me të cilat ju do të duhet të luftoni janë brenda kokës tuaj. Zvarritja, arroganca dhe shtangia janë tre pengesat më të mëdha që ju do të duhet të menaxhoni në mënyrë që të bëheni më të efektshëm.

Ju nuk duhet të jeni një CEO, ose të drejtoni një startup për të qenë një kryeshef. Çdo gjë lidhet me marrjen nën kontroll të vizionit tuaj dhe jo që dikush tjetër t’ju punësojë ju për të përmbushur të tyret.

Nisjani punës, mbani një destinacion të qartë në kokë, dështoni, testoni ide shpesh dhe mësoni se ata që janë kryeshefa kanë 2 karakteristika:

1. Investoni kohë në vend që ta shpenzoni atë.
2. Të thënit “Jo” është një mjet produktiviteti.

Çfarë do të bëni me 960 muajt tuaj? Dallimi midis “Kush jeni?” dhe “Kush doni të bëheni?” është ajo që ju bëni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme