A është Kosova e përgatitur për dimrin e rrezikshëm, çmimet e produkteve elementare prekën “qiellin”

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e produkteve të konsumit kanë pësuar rritje të madhe në vitin 2022. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në mes të tremujorit të parë dhe tremujorit të dytë të vitit 2022, janë rritur çmimet për 0.7 për qind.

Ndërsa me një krahasim të vitit 2021, çmimet u ngritën në një mesatare prej 10%. OKB-ja në anën tjetër ka paralajmëruar një dimër të rrezikshëm, por sa është vendi i përgatitur për të?

Sipas statistikave të ASK-së, Mesatarja Vjetore e Indeksit të cmimeve nga viti 2002 e deri në vitin 2021 ka pësuar një rritje të madhe. Në vitin 2002 mesatarja vjetore ka qenë 78.1, ndërsa në vitin 2021 është ngritur në 109.3.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kjo ngritje e çmimeve konsiderohet si një ngritje jashtëzakonisht e madhe dhe si e tillë ua ka rënduar edhe më tepër jetën qytetarëve.

“Realisht është një ngritje jashtëzakonisht e madhe e cila ka ndodhur për një kohë relativisht të shkurtër, veçanërisht nëse i referohemi vitit të fundit do të thotë vitit 2022 dhe ngritjes enorme të çmimeve të produkteve esenciale të shportës familjare por jo vetëm. Sepse një ngritje e madhe e çmimeve ka ndodhur në produktet ushqimore, të energjisë elektrike si dhe naftës e derivateve të saj, si e tillë kjo ka rënduar edhe më tepër jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre, tha për Insajderin Zëdhënësja për Media nga Dhoma e Tregtisë, Fjolla Smaili.

Disa prej produkteve ushqimore të cilat kanë pësuar ngritje gjatë tri viteve të fundit, 2020, 2021 dhe 2022, janë këto, çmimet e të cilave janë publikuar nga ASK-ja.

Oriz 1 kg në vitin 2020 ka qenë 1.42euro, në vitin 2022, 1.44euro dhe në vitin 2022 ëshët ngritur në 1.46euro

Miell gruri 1 kg në vitin 2020 0.52cent, në vitin 2021, 0.78cent dhe në vitin 2022, 0.79cent.

Bukë e bardhë 500 gr, në vitin 2020, 0.36cent, në vitin 2021, 0.46cent dhe në vitin 2022 0.46 cent.

Mish gjedhi pa eshtra 1 kgm në vitin 2020, 6.65 euro, në vitin 2021, 7.96 euro dhe në vitin 2022, 8.20 euro.

Mish viçi 1 kg, në vitin 2020, 7.45 euro, në vitin 2021, 8.90 euro dhe në vitin 2022 8.94 euro.

Mish pule 1 kg, në vitin 2020 2.64euro, në vitin 2021, 3.71euro dhe në vitin 2022, 3.78 euro.

Qumësht (Tetrapak) 1 lit, në vitin 2020, 0.91cent, në vitin 2021, 1.08 euro, dhe në vitin 2022, 1.09 euro.

Jogurt 1 lit, në vitin 2020. 0.89cent, në vitin 2021, 1.04 euro, dhe në vitin 2022, 1.06 euro.

Vezë 30 copë, në vitin 2020, 1.92euro, në vitin 2021, 3.25euro dhe në vitin 2022, 2.78euro.

Vaj ushqimor luledielli 1 lit, në vitin 2020, 1.56 euro, në vitin 2021, 2.78euro, dhe në vitin 2022, 2.80 euro.

Sheqer 1 kg, në vitin 2020, 0.70cent, në vitin 2021, 0.98cent, dhe në vitin 2022, 1.03euro.

Kafe e bluar 1 kg, në vitin 2020, 9.44 euro, në vitin 2021, 11.34 euro, dhe në vitin 2022, 11.61 euro.

Çaj 1 kg, në vitin 2020, 7.77 euro, në vitin 2021, 8.39 euro dhe në vitin 2022, 8.44 euro.

Të ngjashme