Kylian Mbappe ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e tij, derisa është në mes të dy rrugëve.
Paris Saint-Germain dëshiron që lojtari të rinovojë sa më parë kontratën, duke nënshkruar për së paku edhe tri vite të tjera.
Në anën tjetër, është Real Madridi që po i kërkon shërbimet e tij, por që 22-vjeçari ende nuk ka përcaktuar të ardhmen e tij dhe e ka vënë së fundmi në dyshime për te PSG.
“Nuk kam nevojë të nxitohem. Unë duhet të marr vendimin e duhur, i cili është i vështirë, dhe t’i jap vetes çdo mundësi për të vendosur mendjen time”, ka thënë Mbappe për France Football.
“Jam në një vend ku më pëlqen vetja, ku ndihem mirë. Por, a është ky vendi më i mirë për mua? Nuk e kam ende përgjigjen”.
“E di që një projekt me ose pa mua nuk është krejt i njëjtë për klubin. Por, PSG i kupton ndjenjat e mia. Ndoshta edhe sepse ata e dinë që unë nuk do të përvidhem”.
“Të jesh një lojtar i shkëlqyeshëm gjithashtu dëshmon veten jashtë fushës, ku duhet të dish t’i bësh gjërat pastër dhe me klasë”, ka shtuar më tej Mbappe.