Mbappe shokon Argjentinën, shënon dy herë për 97 sekonda

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Franca e ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në 2-2 brenda dy minutash  në finale e Kampionatit Botëror.

Les Blues filluan të këndellen në 45 minutat e dytë dhe të shtojnë presionin mbi argjentinasit.

Nicolas Otamendi shkaktoi penallti, duke rrëzuar një lojtar të Gjelave në minutën e 79-të.

Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1.

Vetëm pas 97 sekondash, ylli i Paris Saint-Germain i barazoi shifrat në 2-2, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme