Franca është në finale, nuk lejon befasi nga Maroku

Prishtinë | 14 Dhj 2022 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Finalisti i dytë i këtij Botërori ësjtl Franca, e cila do përballet me Argjentinën të dielën.

Francezët mposhtën me vështirësi Marokun me rezultat 2:0.

Pavarësisht dy golave të shënuar, Maroku ishin mjaft dominant duke krijuar mundësi të shumta, që nuk i shfrytëzuan.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë, të cilin e shënoi Theo Hernandez.

Në pjesën e parë, Franca kishin edhe disa mundësi shumë të mira, por nuk i shfrytëzuan.

Në pjesën e dytë, Maroku dominuan thuajse plotësisht, por nuk arrinin të gjenin golin.

Pas shumë tentativave të Marokut, shënuan Franca në minutën e 79-të, me anë të Randal Kolo Muani, i cili shënoi disa sekonda pasi u inkuadrua.

Kujtojmë që pavarësisht humbjes, Maroku shkruan historinë, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arriti gjysmëfinale.

Madje edhe kundër Francës, ata luajtën me shumë dinjitet, përballë disa nga lojtarëve më të mirë në botë.

Finalja e Katar 2022, është përsëritje e 1/8 së finales në Botërorin e 2018, mes Francës dhe Argjentinës, ku atë ndeshje e kishin fituar këta të parët.

Messi do kërkojë hakmarrjen ndaj Francës, ndërsa gjelat do kërkojnë Botërorin e dytë radhazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme