Trajneri kroat i sinqertë: Ishte humbje e merituar

Prishtinë | 13 Dhj 2022 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Zlatko Daliq e ka cilësuar si të merituar humbjen e Kroacisë përballë Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit. Trajneri i skuadrës kroate, argumentoi pas sfidës se ekipi kishte dhënë maksimumin por kishte pasur edhe fatin kundër.

“Fillimisht e përgëzoj Argjentinën për fitoren dhe daljen në finale. Duhet të jemi të bashkuar, të ngremë kokën dhe të shkojmë të luftojmë për vendin e tretë. Ne luajtëm mirë për gjysmë ore, mbajtëm topin. Por pastaj ana e djathtë lëshoi pas kundërsulmit, kështu që pranuam gol kur kishim një goditje këndi. Ndonjëherë fati të favorizon, ndonjëherë jo. Nuk kemi shumë për t’u ankuar, le të vazhdojmë.

Penalltia? Me sa kuptoj unë djemtë protestuan se kishte goditje këndi, por pësuam gol pranuam gol nga ai aksion. Por çfarë të bëjmë, nuk mund të ankohemi. Nuk kam asgjë për të fajësuar djemtë, tani duhet të ngremë kokën dhe të përgatitemi për ndeshjen që na pret.

Kishim një situatë të mirë, topi shkoi në krah, por nuk ishim të saktë. Na mungon një sulmues i vërtetë, klasik, për të depërtuar në krah, për të pasur një zgjidhje më të mirë. Ne e dimë se çfarë jemi, çfarë nuk jemi dhe kaq.

Ne donim të fitonim në thellësi dhe në krahun e majtë, të krijonim epërsi, të ishim më vertikal. Por ne pësuam golin e tretë dhe ishte e vështirë të ktheheshim. Ishte një humbje e merituar. Brozoviç? Ndjeu shqetësim muskulor, nuk doja ta sforcoja, por ta ruaje për ndeshjen e radhës. Nëse dikush do të na e kishte ofruar këtë para Botërorit, do ta kishim pranuar. Ndaj jemi me të vërtetë krenarë’, tha Daliq pas përfundim të sfidës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme