Kur Cristiano Ronaldo vendosi t’i ndajë rrugët me Juventusin verën e kaluar për t’u rikthyer te Manchester Unitedi, ai nuk mund të ketë parashikuar skenarin në të cilën ky Manchester United është duke dështuar të ketë paraqitje të mira në këtë fillimsezon.
“Djajtë e Kuq” kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe momentalisht gjenden në vendin e shtatë në renditjen tabelare të Premierligës.
Ata janë duke kryesuar në grupin B në Champions League, por për ta arritur këtë, ata është dashur të bëjnë dy përmbysje të rezultateve ndaj Villarrealit dhe Atalantas.
Një nga rezultatet më të këqija për ekipin e Solskjaerit erdhi nga West Ham 1:0 në Old Trafford, duke i eliminuar nga Carabao Cup. Pastaj, gjërat vazhduan të përkeqësoheshin deri në turpërimin 5:0 në shtëpi nga Liverpooli të dielën.
Starti brilliant i Ronaldos
Ronaldo dëshmoi veten qysh në start të rikthimit të tij në Manchester United, teksa regjistroi pesë gola në gjashtë ndeshjet e para për “Djajtë e Kuq”.
Reprezentuesi i Portugalisë shënoi dy here në ndeshjen e pare të tij pas rikthimit ndaj Newcastle, shënoi ndaj Young Boys, West Ham dhe në fitoren ndaj Villarreal.
Në total, Ronaldo ka shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshje deri tani për Manchester Unitedin, më shumë se çdo lojtar tjetër i “Djajve të Kuq”.
Ronaldo nuk mund t’ia dalë i vetëm
Bruno Fernandes nuk po e rigjen formën e tij, teksa Harry Maguire po bën gabime kruciale në pranimin e golave këtë sezon. Transferi i ri, Jadon Sancho nuk po arrin të ambientohet dot.
Paul Pogba ka dështuar ta udhëheq ekipin nga mesfusha, teksa Varane dhe Rashford po kanë problem me lëndime.
Ardhjet e Sanchos dhe Varanes supozohej të transformonin Manchester Unitedin në një konkurrent për titull, pork jo duket e pamundur nëse gjykojmë formën e tyre deri tash nën drejtimin e Solskjaer.