Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, me një shkrim në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që të mos flasin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ata që nuk ishin pjesë e saj.
Sipas Dërgutit, këta që po flasin për UÇK’në dhe nuk ishin pjesë e saj, vetëm dëm po i shkaktojnë.
Ish-deputetja tha se ata që dikur i dolën zot atdheut me armë, një ditë do të mbojnë dhe arsyetojnë luftën e tyre.