Nonenali është substancë e cila shkakton aromën e pleqërisë – qe se si kjo aromë mund të zbutet
Hormonet kanë rolin kyç në “aromën e pleqërisë”, andaj trupi i të moshuarit ka erë të veçantë.
Sipas studimit të publikuar në Revistën për dermatologjinë hulumtuese, rritja e nonenalit është e lidhur drejtpërdrejt me plakjen.
Nonenali është bashkim kimik i cili shfaqet me shkatërrimin e thartirave yndyrore të pangopura Omega – 7 në lëkurë në procesin e oksidimit.
Në të vërtetë, pas moshës dyzetvjeçare, lëkura fillon të prodhojë më shumë thartira yndyrore edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa mbrojtja antioksidante gjithnjë e më shumë dobësohet.
Kësaj i kontribuojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga menopauza.
Duke u dobësuar lëkura, vajrat natyrale oksidohen më shpejt dhe prodhojnë nonenalin. Meqenëse nuk është i tretshëm në ujë, nonenali mund të qëndrojë në lëkurë edhe me gjithë larjen e hollësishme.
Prandaj aroma mbetet në trup por edhe në rroba të cilat i prekim, madje edhe në ambient shumë të pastër.
Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë?
Dermatologët këshillojnë që të ndërpritet pirja e duhanit, të ulet pirja e alkoolit, të hahet ushqim sa më të shëndetshëm, të pihet shumë ujë dhe të sigurohet pushim i mjaftueshëm.
Tani për tani, vetëm prodhuesit japonezë ofrojnë sapunë specialë të cilët mund të eliminojnë nonenalin, të cilët përmbajnë ekstrakt të mollës japoneze. /Telegrafi/