Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Egnesa Vitia ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në një postim në Facebook, Vitia krahas publikimit të nenit ka shkruar pohuar deklaratat e Osmanit. “Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se […]
Egnesa Vitia: Siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Egnesa Vitia ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Vitia krahas publikimit të nenit ka shkruar pohuar deklaratat e Osmanit.
“Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, është i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ajo.













