Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që luan një numër rolesh të rëndësishme në trupin tuaj.
Kjo lëndë ushqyese është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e sistemit imunitar, duke lënë shumë njerëz të pyesin nëse plotësimi i vitaminës D mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për kontraktimin e koronavirusit të ri që shkakton Covid-19 shkruan Healthline.
Është e rëndësishme të theksohet se aktualisht nuk ka kurë për Covid-19 dhe asnjë masë parandaluese përveç distancës sociale dhe praktikave të duhura të higjienës të mund t’ju mbrojë nga zhvillimi i kësaj sëmundje.
Vitamina D është e nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit tuaj imunitar, që është linja e parë e mbrojtjes së trupit tuaj kundër infeksionit dhe sëmundjeve transmeton Gazeta Shneta.
Kjo vitaminë luan një rol kritik në promovimin e reagimit imunitar. Ka veti anti-inflamatore dhe imunoreguluese dhe është thelbësore për aktivizimin e mbrojtjes së sistemit imunitar.
Por a mundet që marrja e vitaminës D të mbrojë kundër Covid-19?
Megjithatë, studime të shumta kanë treguar që mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë funksionimin imunitar dhe të rrisë rrezikun tuaj për të zhvilluar sëmundje të frymëmarrjes.
Për më tepër, disa studime kanë treguar që shtojcat e vitaminës D mund të përmirësojnë reagimin imunitar dhe të mbrojnë kundër infeksioneve të frymëmarrjes në përgjithësi.
Një përmbledhje e kohëve të fundit që përfshiu 11,321 njerëz nga 14 vende demonstroi se plotësimi i vitaminës D zvogëlonte rrezikun e infeksioneve akute të frymëmarrjes si në ata që ishin në mungesë të vitaminës D ashtu edhe në ata me nivele të përshtatshme.