A mund të përballojë Evropa një ndërprerje totale të furnizimit me gaz nga Rusia?

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Përgjigja dikur ishte “jo”, por pas problemeve me Rusinë në vitet 2005-2006, Evropa u përpoq të diversifikonte furnizuesit e gazit.

Pjesa ruse e furnizimit të Evropës është rritur tani, dhe ajo merr rreth 40% të të gjithë gazit të importuar në Evropë. Është e qartë se kjo është ende një pjesë e madhe që vjen nga Rusia. Shumë nga kjo shfrytëzohet për ngrohje, përdoret trefish në dimër në krahasim me verën, që do të thotë gjithashtu se gazi rus është rreptësisht i nevojshëm vetëm nga nëntori deri në mars. Evropa mund të bëjë plotësisht pa gazin rus nga prilli deri në tetor, megjithëse me çmime më të larta të gazit.

Për më tepër, pas vitit 2006, të gjitha vendet evropiane mbajnë rezerva gazi. Madhësia ndryshon, zakonisht është rreth 12 javë gaz pa asnjë import. Kjo do të thotë nga ana tjetër se nëse gazi rus do të ndërpritet sot, reduktimet e furnizimit do të shmangen diku deri në vitin 2023 dhe ndoshta jo përpara tremujorit të katërt 2023, duke mos përfshirë ende ndonjë import të shtuar nga pjesë të tjera të botës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Varësia e disa shteteve evropiane nga gazi rus sipas përqindjes

Në anën tjetër nuk është e sigurt nëse Rusia mund të mbijetojë financiarisht për 21 muaj pa shitjen e gazit të tyre te evropianët. Ndërkohë që evropianët mund të blejnë gaz të lëngshëm nga bota arabe dhe ta transportojnë atë në BE me anije, Rusia nuk ka infrastrukturë për t’ia shitur këtë gaz dikujt tjetër në këtë formë. Tubacioni për në Kinë që ata kanë mund të mbulojë rreth 10-20% të asaj që po eksportojnë në Evropë. Ndërsa, ndërtimi i një të riu do të merrte rreth 5 vite kohë për t’u ndërtuar.

Nëse Rusia me të vërtetë fillon të largohet nga Evropa si klient për gazin e saj natyror, Evropa mund t’i përshtatet ndryshimit më shpejt se sa Rusia. Terminalet e reja të gazit të lëngshëm mund të ndërtohen më shpejt (dhe më lirë) sesa tubacionet e mëdha të gazit. Afatet kohore për tubacionet mundësojnë gjithashtu ndërtimin e termocentraleve të reja bërthamore si opsion, për të mos folur për burimet e rinovueshme.

Të ngjashme