Kur zgjaten ditët dhe koha përmirësohet, simptomat e tmerrshme të alergjive pranverore janë të pamëshirshme ndaj nesh.
Nëse vuani nga alergjitë pranverore, me siguri keni provuar çdo gjë deri tani për t’i eliminuar ato.
Jemi të sigurt që keni provuar mjaft ilaçe kundër alergjive, mirëpo asnjëri nuk ka qenë i efektshëm dhe afatgjatë.
Çfarë po ndodh me ilaçet natyrale? Për shembull, me mjaltin. Shumica tregojnë që mund të ndihmojë te alergjitë.
– Edhe pse ka shije të mrekullueshme, është legjendë urbane që mjalti mund t’i zbusë simptomat e alergjive të sezonit, sepse përmban polen nga rajonet të cilat jetojmë, thotë alergologu dhe imunologu dr. David Bernstein.
Edhe pse mjalti vërtet përmban polen dhe nuk përmban polene të caktuara nga ajri, i cili shkakton alergjitë e sezonit, por i cili përhapet nëpërmjet ajrit.
Për t’u shëruar në mënyrën më të përshtatshme, shkoni te mjeku dhe tregojani simptomat tuaja, ai do t’ju propozojë terapinë në harmoni me anamnezën tuaj.
Përpos ilaçeve, ekziston edhe imunoterapia e cila te disa pacientë ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme.
– Imunoterapia alergjike është mënyra më e mirë që trupi juaj të përshtatet dhe të reagojë ndryshe ndaj alergjenëve nga ambienti.
Ka ndihmuar te 80 për qind e pacientëve të cilët i janë nënshtruar imunoterapisë. Fatkeqësisht, ajo që neve na përket është që duhet të bëjmë atë që nevojitet, mjaft kohë që vërtet të ketë efekt. /mapo