Ekzistojnë disa aspekte pozitive në të qenit një ”I vonët” kronik, por është e domosdoshme që ky ”menaxhim i kohës” të jetë i durueshëm për të tjerët.
Përpikmëria është hajdutja e kohës shkruante Oscar Wilde, por disa studime nxjerrin në pah aspektet pozitive të klasifikuarit si “të vonuar kronikë”.
Kjo është për shkak se në shumë raste, ata që janë vonë nuk e kuptojnë kalimin e kohës sepse janë shumë të zënë me atë që po bëjnë, e marrin jetën në relaks më të madh dhe duke qenë një optimist i pandreqshëm, mendojnë se ata do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që kanë planifikuar, një qëndrim që do të lejonte shëndet më të mirë, kjo mbështet nga një hulumtim nga Harvard Medical School.
Shpeshherë të vonuarit kanë një koncept të tyre të kohës, siç del nga hulumtimi i botuar në Gazetën e Psikologjisë Sociale të Aplikuar, dhe ata nuk janë në gjendje të japin parashikime korrekte sa kohë do tju duhet për të përfunduar diçka, ose për të arritur diku.
Prandaj, ata janë njerëz më pak të stresuar: një faktor që do t’i lejonte ata të jetojnë më gjatë, siç vë në dukje një studim i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë dhe të jenë më të suksesshëm, duke pasur parasysh se ata I kushotjnë kaq shumë pasion asaj që bëjnë, saqë harrojnë të shohin orën.
Personalitete të tilla si Steve Jobs, Oprah Winfrey, Warren Buffett dhe Jeff Bezos janë ose kanë qenë ndër ithtarët e faktit se pasioni për punën e tyre është sekreti i suksesit. Por, sigurisht, këto nuk janë konsiderata që kalojnë nëpër mendjen e atyre që gjithmonë janë duke pritur një të “vonuar kronik”, transmeton Klan Kosova. “Koha perceptohet në mënyrë subjektive. Disa njerëz I japin shumë vlerë kohës, sepse bazohen në përpikërinë dhe ka nga ata që i japin rëndësi emocioneve dhe asaj që po përjetojnë” – shpjegon trajnerja e jetës Barbara Grassi – Në parim ekziston një ndryshim në vizionin ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Në Perëndim koha perceptohet në mënyrë lineare, në progresion të vazhdueshëm, ne fokusohemi tek puna në kurriz të ndjenjës, cilësisë së jetës, të vetë njerëzve. Pas kësaj ka një nevojë pothuajse obsesive për t’u organizuar, për të kontrolluar të ardhmen dhe kohën në vetvete. Në Lindje koncepti i kohës është rrethor, sepse ajo ndikohet nga ngjarjet që ndjekin njëra-tjetrën në mënyrë ciklike dhe theksi vihet në planin afatgjatë dhe në harmoninë e vetë momentit. Avantazhi është që çdo moment të bëhet unik dhe i papërsëritshëm, për t’u gëzuar plotësisht, duke i dhënë vlerë natyrës së vet dhe vetë individit “.
Ana pozitive e të qënit një person i vonuar është se jeton me pasion, duke shfrytëzuar të tashmen në një mënyrë të plotë. “Ai/Ajo është e përqendruar në çdo gjë që po bën dhe nuk është e kushtëzuar nga një axhendë ose nga diçka që mund të jetë logjike – vazhdon Barbara Grassi – Vendos të gjithë veten në atë që bën dhe kjo do të japë fryte. Problemi është për ata që nuk jetojnë si ajo, nuk e kuptojnë atë dhe për këtë arsye mund të krijojnë marrëdhënie jo-pozitive. Një këshillë, kur duhet të kërkosh falje kur je vonë është të shmangësh justifikimet: sinqeriteti gjithmonë fiton “.
Të vonuarit nuk janë të gjithë të njëjtë
Me trajneren e jetës kemi analizuar llojet e ndryshme të të vonuarve, duke u dhënë disa sugjerime si atyre që vonohen dhe atyre që i presin:
1) Apatik: Në këto raste ne jemi vazhdimisht vonë, sepse na mungon motivimi, vullneti.
Këshilla për ata që kanë të bëjnë me njerëzit apatik është t’u kujtojë atyre rëndësinë e takimeve që kanë marrë, ti motivojnë dhe tu japin një objektiv.
2) I pavendosur. Ai shpesh nuk e di se çfarë duhet të veshë ose nuk e di se cilën rrugë duhet të shkojë.
Sugjerimi për këtë lloj të të vonuarve është të planifikoni më parë. Bëni provat e veshjes para, ose zgjidhni së pari rrugën që do të ndihmojë për të arritur në kohë.
3) I stresuar. Këta janë njerëz me aftësi të ulët për të reaguar ndaj stresit. Në përgjithësi janë ato që nuk mbajnë orë. Ata zbatojnë një skemë mbrojtjeje, ose arratisje përpara përgjegjësive. Nëse ata duhet të përballen me një takim që vë ankth, ose i vendos ata në provë, përpiqen ta harrojnë, ose ta vonojnë atë sa më shumë që të jetë e mundur.
Këshilla është të mësojnë teknikat e relaksimit, të zgjojnë fuqinë e tyre personale dhe të zvogëlojnë takimet për të mësuar se si t’i menaxhojnë ato. Në vend që të vendosin dhjetë takime një javë, ata mund të programojnë pesë, duke punuar vetë për të kapërcyer dhe të përballen me ankthin.
4) Pozitiv / Emocional. Ata janë ata njerëz që nuk konsiderojnë të papriturat, duke menduar se gjithmonë do të jenë në rregull, si në përrallat.
Këshilla është që të mësojnë të marrin në konsideratë të papriturat, të planifikojnë planin B, dhe të kthehen në kontakt me realitetin, ndërsa mbeten pozitivë.
5) Rebel. Ata janë të vonuar që e mendojnë përpikërinë si një nënshtrim: duke afirmuar pavarësinë e tyre me anë të pritjes nga të tjerët. Në përgjithësi ky qëndrim i pavetëdijshëm fillon nga ngjarjet familjare që kanë ndodhur me figura autoritare.
Këshilla është që të mos diskutosh kurrë me ta, por le ta përjetojnë efektin e sjelljes së tyre, duke anuluar takimin kur arrijnë me vonesë.