AAK: Çdo përpjekje për të cenuar infrastrukturën përbën kërcënim serioz për sigurinë dhe qytetarët

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate për media ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur të premten e kaluar në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit përbën një nga aktet më të rënda dhe më të shëmtuara në Kosovën e pas luftës, raporton Ekonomia Online.

AAK ka thënë se çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Rëndësia e menaxhimit dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike është e pamohueshme, duke pasur parasysh rolin jetik që ajo luan në funksionimin e shtetit. Çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve. Për këtë arsye, menaxhimi i situatave të tilla duhet të kryhet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, duke shmangur çdo krijim të panevojshëm paniku tek qytetarët”, thuhet në komunikatë. 

Të ngjashme