Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar aplikimin për koalicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Me rastin e dorëzimit, Lulzim Leci, sekretar ekzekutiv në AAK, tha se koalicioni i tyre është koalicion i shpresës.
“Sot kemi dorëzuar formularin e pëlqimit të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemomrate të cilin e kanë nënshkruar dy kryetarët e subjekteve politike. Shpresojmë dhe besojmë se ky është koalicioni i shpresës për votë tek qytetarët për një qeverisje katër vjecare”, tha ai.