Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, si pasojë e ftesës krejtësisht të palogjikshme dhe të padrejtë nga Gjykata Speciale, ishte akti i vetëm i një Kryeministri të përgjegjshëm.
Kjo parti ka vlerësuar se deklarata e vetë Kryeministrit, se nuk mund të lejojë të paraqitet përpara kësaj Gjykate si Kryeministër i shtetit të Kosovës, e bënë këtë akt të tij, vendim të pashembullt të një lideri, që interesin e vendit e ka mbi gjithçka, transmeton Klan Kosova.
“Kryetari Haradinaj dhe AAK-ja si parti, edhe pse për këto 20 vjet, janë sfiduar nga situata prej më të vështirave, do të vazhdojnë që të mbrojnë lirinë, sovranitetin dhe interesat e popullit dhe të shtetit të Kosovës me çdo çmim”.
“Vlerat e krijuara dhe shteti i shpallur në kufijtë ekzistues më 2008, për ne do të jenë përherë të shenjta”.
“Ramush Haradinaj dhe AAK-ja, do të dalin fitues edhe në këtë betejë dhe do të rikthehen më fuqishëm se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të AAK-së në Facebook.