Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka ftuar në interepelancë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, pas ndërtimit të murit, i cili ndanë në dysh qytetin e Mitrovicës.
AAK-ja ka mbledhur gjashtë nënshkrime të deputetëve aq sa janë edhe të nevojshme dhe kërkesën e ka proceduar në Kryesinë e Kuvendit dhe i ka kërkuar kësaj të fundit caktoj seancën ku do të zhvillohej interpelanca me kryeministrin Mustafa.
Mirëpo, kjo nuk është kërkesa e vetme e partisë së Ramush Haradinajt, pasi ata po kërkojnë nga kryeministri shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri.
I mbetet Kryesisë së Kuvendit, e cila pritet të mblidhet të hënën dhe të vendos përkitazi më kërkesën e AAK-së.