Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë për medie njoftoi për rrjedhën e procesit zgjedhor. Ndërsa iu bënë thirrje qytetarëve që të votojnë.
Anëtarja e kësaj partie, Meliza Haradinaj njoftoi se qendrat e votimeve janë hapur mirë, derisa ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, raporton Ekonomia Online.
Ndër të tjera, anëtarja e AAK-së tha se partia e tyre garon në 6 komuna.
“Qendrat e votumeve janë hapur mirë e mbarë. Ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit . Qytetarët do të zgjedhin qeverisjen për katër vite”, u shpreh Haradinaj