AAK-ja e ka përfshirë edhe Vetëvendosjen në debatin për rrugën Deçan-Plavë.
Deputeti i kësaj partie, Rasim Selmanaj ka thënë se Vetëvendosje si parti opozitare nuk ka arsye të flet për rrugën Deçan-Plavë.
Selmanaj ka deklaruar se ishte pikërisht Qeveria Kurti ajo që i kishte hequr mjetet e ndara për këtë projekt.
“Tashmë kur rruga Deçan-Plavë u ba tëmë diskutimi, disa parti opozitare po e ngrisin zërin duke shpreh shqetësimin e tyre për nderprerjen e kësaj rruge te pjesa 5 kilometërshe. Ishte qeveria Kurti që i hoqi nga buxheti mjetët e ndara për këtë projekt! Sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar Qeveria Kurti në njerën anë i ndaloi mjetet ndërsa në anën tjetër sot shpreh “shqetësim” e bënë “ kritika “, kto dyja nuk shkojnë bashkë! Megjithate rruga po bëhet” ka shkruar deputeti Selmanaj.