Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar edhe një herë nga Kuvendi që të miratojë rezolutën për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj iu ka bërë thirrje deputetëve që t’i lënë ndasitë politike dhe të votojnë këtë rezolutë.
“Cilido nga me qe përballet me shpifje të Serbisë po bënë që Serbia po e lufton Kosovën. Sot jam këtu të ju bëjë thirrje t’i lëmë anash ndasitë politike që përmes kësaj rezolute të bëhemi bashkë”, ka thënë Lekaj.
Ai ka lexuar edhe njëherë rezolutën e cila parasheh ndërprerjen e bisedimeve deri në anulimin e të gjitha fleta arresteve të lëshuara nga Serbia.
“Lidhur me ndalimin e Haradinajt. Lirimi i tij të ndodhë sa më shpejtë dhe të konsiderohet detyrë primare. Të ndërpritet dialogu deri në lirimin e tij dhe deri kur BE të anulohen të gjitha flet arrestet. Qeveria obligohet të ndërmarr veprimet e nevojshme që refuzon juridiksion e Serbisë për krimet në Kosovë”, tha ia.