Përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës në Qeveri nuk janë pajtuar me kreun e ekzekutivit Avdullah Hoti, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e së hënës kur po diskutohej për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023 (KASh), Hoti ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft-buxheti për vitin 2021.
Përderisa zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.
Reagime pati edhe nga Nisma, ku ministri Skënder Reçica, ka se shumë nisma ligjore të kësaj ministrie nuk po përfillen.
Ndërsa Hoti ka thënë se në ardhmen mund të bëhen ndryshimet, duke shtuar se është hera e parë që po shqyrtohet, raporton EO.
Me gjithë kundërshtimet Qeveria ka miratuar këtë kornizë.