AAK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon vlerësim për Ligjin për pagën minimale

Prishtinë | 21 Kor 2023 | 09:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për medie, ai tha se në këtë kërkesë janë trajtuar tri çështje që janë të rëndësishme.

Tahiri, ka deklaruar se miratimi i Ligjit për Pagën Minimale nuk do të ketë efekt në terren, për shkak se në sektorin privat nuk ka pagë nën 260 euro.

Madje Tahiri ka thënë se janë bërë shumë shkelje në raport me të drejtat e njeriut dhe me kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së.

“Në kërkesën tonë për vlerësimin e kushtetutshmërisë, i kemi adresuar tri çështje kryesore; e para Këshilli Ekonomik Social nuk është konsultuar asnjëherë për Pagën minimale, tregon për një shkelje flagrante të Qenërisë së Kosovës, e dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, të verbërve, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, e të cilët nuk janë përfshirë dhe janë larguar. Ky është një diskriminim dhe shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut. Dhe e treta lidhet me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rast ky që është eklatant e jo vetëm që është shkelje por lidhet drejtpërdrejt që kjo kategori i përfaqëson”.

“Presim nga Kushtetuesja që ta vlerësojë dhe jemi të bindur që ky rast do t’i thej dy padrejtësi. Padrejtësia e parë lidhet me mashtrimin flagrant të shumës së pagës minimale, të na tregojë se kush e ka pagën 260 euro, pra ky ligj nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka asnjë pagë nën 260 euro në sektorin privat. E dyta lidhet me dinjitetin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe për kategoritë e cenueshme siç janë të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët”, u shpreh Tahiri.

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës e miratuar Ligjin për pagën minimale, 60 deputetë votuan pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër.

Me anë të këtij ligji parashihet që paga minimale të bëhet 250 euro neto, kjo nuk është pritur aspak mirë nga opozita.

Të ngjashme