Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në konferencën e pestë për medie, tha se në orët e pasditës ka pasur rritje të votuesve në Pejë e disa vende tjera, raporton Ekonomia Online.
Floriana Sadiku nga AAK-ja ka falënderuar të gjithë personat që kanë qenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“Në orët e pasditës ka pasur rritje të votuesve në Pejë e vende tjera. Iu bëjmë thirrje organeve që të votojë edhe qyetari i fundit. Jemi të kënaqur me qytetarët tanë. Dhe po ashtu falënderojmë edhe gazetarët që në temperatura të ulta raportuan pa u ndalur. Falënderojmë policët. Vëzhguesit dhe komisionerët”, tha Sadiku.