AAK-ja me udhëheqje të re në degën në Obiliq

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar komunën e Obiliqit.

Ai tha se Aleanca është e përkushturar në të mirën e qytetarëve të kësaj komune.

Haradinaj gjatë këtij takimi së bashku me zyrtarët dhe aktivistët e degës së Obiliqit, kanë zgjedhur që në krye të partisë të jetë Ali Krasniqi, deri në Kuvendin e ardhshëm.

‘Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit!

Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvend, degën ta udhëheq z. Ali Krasniqi nga Breznica.

Ai është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së.

Z. Krasniqi ka marrë përsipër edhe identifikimin e personave që do të përbëjnë listën kandiduese për Kuvendin Komunal si dhe kandidatit të Aleancës për kryetar të Komunës, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme komunale në vjeshtë të këtij viti’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

‘Duke i uruar suksese udhëheqjes së re, falënderova të gjithë ata që i qëndruan besnik programit dhe vizionit të Aleancës si dhe i sigurova se mbështetja ime për Kastriotin do të jetë si gjithëherë më parë’, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme