Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njofton se sot i janë bashkuar dhjetëra personalitete dhe ekspertë të fushave të caktuara.
Ish-rektori Mujë Rugova, profesor Armand Krasniqi, Kastriot Lajçi , gazetari Asllan Bajrami si dhe një numër të rinjsh të profesioneve të ndryshme, si juristë, inxhinierë, artistë, ekspertë të marketingut… sot janë bërë pjesë e AAK-së.
“Emërues i përbashkët i aderimeve të reja në AAK, është besimi në vizionin e Ramush Haradinajt si kryeministër i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Aleancës.