AAK-ja nuk do të votojë asnjë ligj, derisa të formohet Komisioni Hetimor për Energjinë

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 14:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës deri në formimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

“Sot ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte: Qeveria e pengoi parlamentin për formimin e komisionit hetimor. Grupi i AAK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, për t’ia ba mazhorancën në Kuvend, deri në themelimin e komisionit”, tha Haradinaj, në një konferencë për medie.

Kreu i AAK-së shprehu shqetësimin edhe për vonesën e miratimin e Strategjisë kombëtare për energji dhe bllokimin e gazsjellësit të përkrahur financiarisht nga ShBA-ja.

“Jemi të shqetësuar që qeveria po e mban të bllokuar gazsjellësin. Jemi të shqetësuar se pse kryeministri po e bllokon një projekt amerikan dhe po i rrezikon marrëdhëniet me shtetet mike. Prandaj edhe kërkesa për gazsjellës është jetike për Kosovën”.

Haradinaj, po ashtu, shprehu shqetësimin për vonesën e Ligjit të Pagave. “Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto”.

Në fund të konferencës, Haradinaj bëri thirrje ndaj qytetarëve që ta përkrahin Fondin e Sigurisë.

Të ngjashme