AAK-ja prish koalicionin me AKR-në në Mitrovicë

Mitrovicë | 04 Shk 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që të ndërpritet koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) në komunën e Mitrovicës.

“Pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë Komunë, është vlerësuar se AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim”, thuhet në një njoftim të partisë së kryeministrit Ranuah Haradinaj.

“Zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi. AAK mbetet e përkushtuar për qeverisje të mirë si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal”, thekson AAK-ja.

Të ngjashme