Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, ka bërë thirrej që të ndalet degradimi, tjetërsimi dhe keqpërdorimi i tokës.
Në prag të Ditës Botërore të Tokës (22 Prilli), AAK bënë thirrje nga institucionet e Kosovës, që mos të lejohet degradimi i tokës nga uzurpimet, ndotja, keqmenaxhimi etj.
“Toka në vendin tonë, duhet të ketë mbikëqyrje institucionale të vazhdueshme dhe të organizuar, andaj ekspertët e Departamentit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të AAK-së, tërheqin vërejtjen që të mos e lëmë Tokën të degradohet nga uzurpimet, tjetërsimet e egra, përdhunimet e keqmenaxhimet, ndotjet tokësore nga zonat industriale, dëmtimet nga prerjet dhe djegiet masive të pyjeve, të cilat për vite po na shkaktojnë edhe erozion të tokave bujqësore”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.
Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, kërkon marrje urgjente të masave, pavarësisht se çfarë roli kemi: qytetar apo konsumator, prodhues apo promotor, së bashku të gjithë duhet të luajmë rol vendimtar, sepse kemi përgjegjësi, nëse me të vërtetë duam që të thithim ajër të pastër, të pijmë ujë të freskët, të konsumojmë ushqim vendor, të kemi rrugë të qeta, pejsazhe të mbrojtura, pra një vend më të shëndetshëm për të jetuar.
Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, konsideron se rritja e përgjegjësisë individuale, është çelësi kryesor për të lëvizur nga ndërgjegjësimi drejt veprimit, duke e kthyer njeriun në ekuilibër me natyrën.