Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të hiqen të gjitha kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve.
Pal Lekaj, deputet nga AAK ka thënë se duhet të hiqen të gjitha këto kompensime në lidhje me punën e deputetëve.
“Nëse ne dëshirojmë që në mënyrë të plotë ta kursejmë buxhetin e shtetit, le ta bëjmë në këtë formë, e jo të bëhet politik që të hiqen vetëm 50% e shumës totale të kompensimeve, ashtu siç ka propozuar Grupi Parlamentar i VV-së”, është shprehur Lekaj.