AAK kundër Projekt Kodit Civil: Ne mendojmë se në formën si është, nuk e ka formën e duhur

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve te AAK, Besnik Tahiri, tha se nuk e perkrhain këtë projektkod.

“Si grup parlamentar jemi deklaruar para tri jave që jemi kundër versionit të këtij kodi civil”, raporton EO.

“Para se me fillu, kryetar është mirë me pas ka deputetët sesa janë të pranishëm në sallë. Para shumë kohësh e kemi thënë se jemi kundër këtij projektkodi. Ne mendojmë se në formën si është, nuk e ka formën e duhur dhe nuk do ta mbështesim”, tha Tahiri.

Tutje ai tha se duhet të trajtohen qështjet të cilat janë të ndjeshme.

“Nuk jemi kundër askujt, mirëpo ne mendojmë se në formën që është nuk e ka mbështetjen e grupit parlamentar”, tha Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme