AAK-Kurtit: Manipulimin e ke profesion primar

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të mërkurën ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka numëruar “arritjet” në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, AAK-ja krejt këto i ka quajtur “krekosje të kryeministrit”.

Në reagimin e tyre janë përmendur disa pika që sipas AAK-së, janë e kundërta e asaj se çfarë ka thënë Kurti, e kjo pasi që qytetarët në përgjithësi nuk shikojnë buxhetin e statistikat zyrtare.

Këtu përmendet, rritja e GDP-së, çështjet ekonomike, borxhet e jashtme të Kosovës, të hyrat doganore dhe deficiti tregtar.

“Fatkeqësisht Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kosovës, si institucione kredibile, ecuritë ekonomike në këtë vit po i vlerësojnë shumë më ndryshe sesa ato që thotë Kryeministri. BB, FMN dhe BQK vlerësojnë rritjen e vitit 2022, prej 2.8 – 3.1%, që është rritje më e vogla në dhjetë vitet e fundit.”, thuhet në reagim.

Po ashtu, AAK thekson edhe një rekord, por për të keq.

“Deficiti tregtar i Kosovës në gusht 2022 është thelluar për 25% në krahasim me gushtin 2021. Në 8 muajt e parë të këtij viti, deficiti tregtar është rrit në 3 miliard e 64 milionë euro. Kurse në tërë vitin 2021 ishte 3 miliard e 928 milion euro. Në rritjen e deficitit tregtar keni mbërri rekord historik për të keq.”

Tutje, kjo parti ka treguar se rritja e GDP në vitin 2021 që po quhet historike, është matur krahasuar me vitin pandemik 2020, kur rënia ishte 5.3%. E sipas tyre, rritja reale e GDP më 2021 krahasuar me vitin normal 2019, është vetëm 4.2%, që është rritje mesatare, e assesi historike.

Të ngjashme