Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për shtesat ndaj personelit shëndetësor.Përmes një komunikate në faqen zyrtare, AAK ka thënë se vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, tregon qartë joseriozitetin e Qeverisë përball gjendjes së rëndë shëndetësore në vend.
“Vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, e tregon qartë joseriozitetin e tyre përball gjendjes së rëndë shëndetësore në vend. Përpos që shuma e shtesave që do të marrin mjekët, infermierët e teknikët është qesharake, mospërfshirja e muajve Qershor dhe Korrik 2021, paraqet edhe shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Komunikata e plotë e AAK-së:Qeveria e mashtrimit vazhdon me skandalin e radhës.Vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, e tregon qartë joseriozitetin e tyre përball gjendjes së rëndë shëndetësore në vend. Përpos që shuma e shtesave që do të marrin mjekët, infermierët e teknikët është qesharake, mospërfshirja e muajve Qershor dhe Korrik 2021, paraqet edhe shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdimisht ka bërë thirrje për trajtimin dinjitoz nga shteti të punëtorëve të shëndetësisë, e vendimi i sotëm vetëm se e degradon më shumë çasjen e qeverisë. Duke qenë mirënjohës për secilin punëtor shëndetësor në vend, ne bëjmë thirrje që ata të vazhdojnë punën e tyre fisnike, që e bëjnë tash e sa kohë, në luftë me sëmundjen e shekullit. Qeveria e Kosovës, me largimin e jashtëligjshëm të personelit shëndetësor nga puna, pa mbaruar pandemia dhe tash me vendime degraduese, do të mbahet përgjegjëse për gjithë dëmin që po i shkakton gjendjes shëndetësore në vend.Aleanca do të jetë përkrah punëtoreve shëndetësorë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre legjitime.