Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nesër do të bëjnë homazhe në Reçak me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut.
“Masakra e Reçakut tani më njihet botërisht si një akt që i hapi sytë gjithë botës demokratike për krimet që i kryente Serbia, e që rezultoi pastaj me intervenimin ushtarak të Natos”, thuhet në njoftimin për media.
Njoftimi i plotë:
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK, e struktura të tjera, me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, nesër në ora 09:30, në kompleksin përkujtimor “Masakra e Reçakut”, bëjnë homazhe në nderim të viktimave të kësaj masakre.
Masakra e Reçakut tani më njihet botërisht si një akt që i hapi sytë gjithë botës demokratike për krimet që i kryente Serbia, e që rezultoi pastaj me intervenimin ushtarak të Natos.
Masakrat si kjo e Reçakut e shumë masakra të tjera, na shërbejnë të kujtojmë që liria që e gëzojmë sot erdhi pas shumë vuajtjeve e gjakut të derdhur për këtë vend nga shumë breza.
Edhe sot, ashtu si deri tani ja bëjmë me dije akterëve të kësaj masakre se drejtësia herët a vonë do ti sjell para përgjegjësisë kriminelët serb kudo qofshin ata.