Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njofton se më shumë 100 anëtarë të rinj i janë bashkuar në Ferizaj.
“Pensionistë, punëtorë, arsimtarë, studentë, të rinj dhe të reja i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet nga Ferizaj, Xhavit Zariqi”, thuhet në një njoftim të kësaj dege.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, njëherazi kandidat për deputet, Xhavit Zariqi, pasi ua shpërndau librezat e anëtarësisë, iu uroi mirëseardhje në shtëpinë e Aleancës dhe i falënderoi për mbështetjen, përkrahjen dhe besimin e tyre, që po e tregojnë për të nominuarin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.