Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka përfunduar me sukses punimet në Kuvendin e Punës.
Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.
Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe sloganin e Partisë, që ishte propozim i Kryetarit Ramush Haradinaj, ‘’Ne guxojmë me krijue”!