Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar gjashtë kandidatët për kryetar komunash.
Prezantimin e kandidatëve e ka bërë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se prezantimi i kandidatëve sot është më ndryshe se herëve të tjera.
“Sot e kemi po ashtu ditë të shënuar në fakt sot ditë më ndryshe. Më në fund po prezantojmë një kandidate femër për kryetare të Komunës”, tha Haradinaj.
Kandidatët e prezantuar sot janë: Arta Ahmeti për komunën e Drenasit, Ahmet Grajqevci kandidat për kryetar në komunën e Fushë Kosovës, Kajtaz Gashi për komunën e Malishevës, Esat Peci për Mitrovicë, Fatmir Humolli për komunën e Podujevës dhe Lutfi Billalli për komunën e Vushtrrisë.
Ata falënderuan kreun e AAK-së dhe zotuan se do të punojnë në të mirë të komunave për të cilat edhe janë kandiduar.
Kandidatja e vetme për kryetare të komunës nga rradhët e AAK-së, Arta Ahmeti tha se ky kandidim është privilegj por edhe përgjegjësi shumë e madhe.
“Besoj që Drenasi ka nevojë për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjelli unë së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, u shpreh ajo.