AAK-PSD mbledhin strukturat, mobilizohen për zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 16:26 | Nga Hasan Hoti

Ka filluar takimi i përbashkët në mes të strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, ka thënë se beson që ky koalicion do të jetë i fitores, raporton EkonomiaOnline.

Edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga anëtarët mobilizim për zgjedhjet e 6 tetorit.

Të dy këto parti do të garojnë në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Të ngjashme