Dje në zyret e Aleancës në Obiliq u anëtarësuan 85 të rinj të këtij qyteti në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi shpërndau librezat për anëtarët e rinj së bashku me kryetarin e degës.
Më këtë rast, Kryetari i Komunës falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe përkrahjen për subjektin tonë, liderin e AAK-së dhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj .
Nga Obiliqi i nominuar për deputet të Kuvendit të Kosovës është Enver Gashi nga radhët e AAK-së .