Anëtarët dhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë mbledhur mbrëmë në vendlindjen e deputetit Haxhi Shala.
Këtë e ka bërë të ditur Daut Haradinaj, i cili në një postim në Facebook tha se ky ishte një takim miqësor me rastin e festave të fundvitit, shkruan Gazeta Express.
“Një takim shumë miqësor me rastin e fundvitit. Te Kështjella e Azem Limajt, së bashku me Haxhi Shalën dhe kolegët e tjerë”, shkroi ai.
Kujtojmë që në fuqi janë masat anti-Covid-19 e ku nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë.
Me këtë rast të njëjtit bën shkelje sepse u grumbulluan më shumë se 16 njerëz pa distancë e pa mjete mbrojtëse.