Haradinaj: Problemet në Prishtinë zgjidhen me buxhetin aktual, në mandatin tim s’do të ketë suficit

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 07:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se për këto ditë sa ka zgjatur fushata zgjedhore, janë munduar ta prezantojnë programin me të cilin synojnë të qeverisin me kryeqytetin.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj ka thënë se kanë takuar mijëra njerëz nëpër lagje e fshatra të Prishtinës, teksa thotë se është prezantuar edhe lista me kandidatë për asamble komunale.

Ai pohuar se kërkesat e qytetarëve janë munduar t’i inkorporojnë në program, duke thënë se ato janë balancuar në bazë të vlerësimit të ekspertëve.  

“Na është dhëna mundësia të takojmë mijëra njerëz nëpër qytetet, lagje e fshatra, ku i kemi shpalosur programin tonë të cilën e kemi menduar. Na është dhënë mundësia t’i prezantojmë edhe kandidatët sepse po flasim për kryeqytetin dhe rëndësia e asamblesë së Prishtinës është shumë e madhe. Pra unë jo rastësisht i kam kushtuar rëndësi listës për asamble, pastaj programin dhe angazhimi i madh me mbi 18 orë në ditë. Nuk kemi lënë adresë pa mbërri, nuk kemi lënë problem pa e trajtuar deri në fshatin më të thellë të kryeqytetin që ta gjejmë një përkrahje”.

Haradinaj ka thënë se programi i tij nuk parasheh tejkalim të buxhetit. Kritika ka edhe për kryetarin aktual, për të cilin thotë se nuk mund të ketë justifikim për problemet e pazgjidhura.  

“Me të thënë të drejtën, duke e ditur kapacitetin e buxhetit të kryeqytetit dhe potencialin njerëzor, hapësirat publike të pashfrytëzuara, mendoj që 2021 nuk ka justifikim përse këto probleme nuk janë zgjedhur. Ne i kemi inkorporuar në 107 faqe, ku jemi munduar që ta balancojmë secilën pjesë dhe duke e balancuar në bazë të ekspertëve dhe sa ka kosto buxhetore, dhe në tërë programin nëse e shfletoni, nuk del mbi 500 milionë për katër vite, e që i bie se jemi brenda kornizës buxhetore për një mandat, sepse buxheti i ka 112 milionë, plus ligji për Kryeqytetin i shton 10-16 milionë euro, atëherë i bie që jemi fiks brenda kornizave buxhetore, përjashto këtu grantet, subvencionet, partneritetin publiko-privat e të tjera”,

Ndonëse komunës së Prishtinës i tepronin mbi 50 milionë euro, Haradinaj thotë se po kaq probleme janë në kryeqytet.

Ai ka përmendur edhe mungesën e një objekti në shkollën “Ismail Qemali”, ku mësimi vijohet në katër ndërrime.

“Teprica e buxhetit është e pajustifikueshme, pra suficit ka pasur 50-60 milionë euro, ndërsa Prishtina i ka 50 milionë probleme. Imagjino i kemi vetëm 8 çerdhe publike, ndërsa 38 çerdhe private. Përse mos të jetë e kundërta. Kemi shkollën ‘Ismail Qemajli’, ku kemi katër ndërrime, pasi që nuk ka hapësirë të ndërtimit të shkollës. Kemi lagjen ‘Qëndresa’ nuk ka shkollë, mungon shkolla në Hajvali, në Vranjevc, e shumë e shumë probleme tjera”,  ka thënë

Haradinaj ka paralajmëruar largimin nga puna atyre që marrin rroga pa dalë kurrë në punë.

Të ngjashme