Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencën e parë për medie në ditën e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Sekretari i AAK-së dhe kandidati për deputet Besnik Tahiri ka thënë se nga informatat e para nuk raportohet për ndonjë parregullsi.
Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
“Informatat e para tregojnë se procesi ka filluar mirë dhe nuk raportohet me ndonjë parregullsi”.
“Ftojmë të gjithë qytetarët të dalin dhe ta ushtrojnë detyrën e tyre që të votojmë në mënyrë që ta forcojmë Kosovën, ballafaqimin me Serbinë dhe ekonominë e vendit”.
“Është moment feste, shfrytëzoni këtë dhe dilni votoni”.