Blerim Krasniqi, Valon Haxhijaj, Mentor Shala, Shemsedin Rraci, Granit Krasniqi, Avni Muriqi, Kadri Krasniqi, Rasim Krasniqi, anëtarë të VV-së sot i janë bashkuar AAK-së.
Pak ditë më parë AAK-së i ishte bashkuar edhe Xhevat Sefaj.
“Jemi të zhgënjyer me demokracinë e propaguar të VV-së dhe kemi fituar besim në vizionin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së, ishte arsyetimi për aderimin e tyre”, shkruan në njoftimin e AAK-së.
Ata këtë vendim e kanë bërë publik sot në Gllogjan, me rastin përvjetorit të rënies së vëllezërve Qerimaj dhe Rexhep Kadriajt.