Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Pejë përmes një reagimi thekson se Komuna e Pejës ka dështuar totalisht në projektin tradicional “Peja pret diasporën”.
“Projekte të shumta kulturore, të themeluara si manifestime tradicionale po mbyllen në Pejë, po shkurtohen dhe po varrosen nga kryetari i Pejës dhe vartësit e tij”.
Pas fundosjes tash e 2 vjet të Manifestimit tradicional “Kultura pejane ndër vite”, në këtë vit, Komuna e Pejës ka fundosur edhe Manifestimin bindshëm më të rëndësishëm tradicional të kësaj fushe “Peja pret diasporën”, thuhet në reagim të lëshuar nga AAK në Pejë.
AAK e bënë fajtor kryesor për këto dështime drejtorin e kulturës Engelbert Zefajn. Sipas këtij subjekti, Zefaj për të mbuluar dështimin e manifestimit tradicional në fjalë, po përdorë pozitën prej drejtori, duke shfrytëzuar mediat për propagandë improvizuese.
“Qeverisja Komunale e Pejës është përgjegjëse dhe fajtore për shuarjen e Manifestimit tradicional “Peja pret diasporën” me të cilin projekt është organizuar pritja për mërgimtarët që aq shumë bënë për Pejën e Kosovën dhe ky veprim injorues ndaj mërgimtarëve duhet të ndryshon menjëherë”, përfundon reagimi i AAK-së në Pejë.